×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj Ilir Avdullahut për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

    Insajderi
    02 September 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Ilir Avdullahu, për përfshirje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Avdullahu ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    “Sipas aktakuzës i pandehuri I.A. në bashkëkryerje me tani të dënuarit A.B. dhe F.A. si dhe me të pandehurit E.S. dhe RR.A. si grup i organizuar kanë kryer veprën penale të  vrasjes së rëndë, nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokatin e Ilir Avdullahunt, Ramë Dreshajn, i cili e konfirmoi se aktakuza është për klientin e tij.

    Sipas inicialeve e konfirmoj se aktakuza është për klientin tim, edhe pse s’jam njoftuar ende zyrtarisht, tha Dreshaj.

    Ilir Avdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, u arrestua më 16 korrik 2023, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

    Për Triumf Rizën është duke u gjykuar edhe Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit. Sekiraqa më 3 maj 2024 u dënua me 25 vjet burgim. I njëjti gjendet në arrati.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark