Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzën ndaj pesë personave.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se D.H. akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’. /Insajderi.org/