Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq

    Insajderi
    20 April 2017 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-rezervisti të policisë në Vushtrri.

    Insajderi merr vesh se i dyshuari është Zoran Vukotiq, ndërsa aktakuza është ngritur pas ekstradimit të pandehurit nga Mali i zi.

    Sipas njoftimit nda EULEX-i ,Vukotiq akuzohet për veprimet të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndërmjet fshatrave Shtudime e Epërme dhe Shtudime e Poshtme, Komuna e Vushtrrisë dhe objekteve të Kooperativës Bujqësore, Vushtrri më ose rreth datës 2 maj 1999.

    ”Dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje”.

    I pandehuri akuzohet për: Krime lufte kundër popullatës civile siç parashihet dhe ndëshkohet me anë të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), dhe aktualisht i penalizuar me Kodin Penal të Kosovës (KPK), dhe kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë.

    “Këto krime përfshijnë vrasjet brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktimin e vuajtjeve të mëdha, aplikimin e masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimin e pasurisë, plaçkitjen dhe vjedhjen në shkallë të gjerë të pasurisë që ishte e pajustifikueshme”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark