Aktakuzë për nxitje të urrejtjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë për nxitje të urrejtjes

    Insajderi
    09 March 2017 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.C. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri A.C. me datë 01.12.2015 rreth orës 10:00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, gjersa po mbahej një takim në lidhje me personat e zhvendosur të komunitetit serb dhe malazez, ku prezent ishin edhe përfaqësuesit e Komunës së Deçanit, KFOR-it, Policisë së Kosovës, DRC-së etj.., personave të cilët kishin ardhur nga Serbia u drejtohet me fjalë të cilat konsiderohen si veprime të cilat nxisin urrejtje dhe mos durim etnik.

    Me këto veprime i pandehuri A.C. dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark