Aktakuzë për shantazh ndaj dy personave në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë për shantazh ndaj dy personave në Gjakovë

    Insajderi
    21 August 2025 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet A.T. dhe V.H., për veprën penale të shantazhit.

    Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se nga fillimi i korrikut e deri më 18 korrik 2025, të koordinuar mes vete, kanë kanosur të dëmtuarën B.H. me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror.

    Në aktakuzë theksohet se e pandehura V.H. i kishte kërkuar të dëmtuarës 5 mijë euro, duke e kërcënuar se do t’i dërgonte bashkëshortit të saj të ashtuquajtura “fakte” që do të dëmtonin rëndë nderin dhe autoritetin e saj. Pas komunikimeve të vazhdueshme, e dëmtuara i kishte vendosur paratë në një palë pantallona në qendrën tregtare “V.”, ashtu siç ishte kërkuar.

    Në njoftim sqarohet se gjatë momentit kur e pandehura V.H. mori zarfin me para, së bashku me vajzën e saj 9-vjeçare, ajo u vu re nga policia dhe tentoi të largohej duke e hedhur zarfin në tokë.

    Pak çaste më pas u arrestua edhe i pandehuri A.T., i cili kishte shkuar për t’u takuar me të sipas marrëveshjes paraprake.

    “Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shantazhi” nga neni 329 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark