Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër SH.B, zyrtar në Komunën e Suharekës.
Sh.B sipas aktakuzës keqpërdori pozitën zyrtare duke punësuar paligjshëm disa persona.
“SH.B. në periudhën kohore gjatë vitit 2014-2015 dhe 2015-2016, në Suharekë, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllimit që t’u mundësojë përfitim personave tjerë, duke i punësuar disa persona pa i respektuar kriteret ligjore”, njofton prokuroria. /Insajderi.com