Aktivistët ambientalistë e vandalizojnë vilën e Messit në Ibiza – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Aktivistët ambientalistë e vandalizojnë vilën e Messit në Ibiza

    Insajderi
    06 August 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa anëtarë të grupit ambientalist “Futuro Vegetal” kanë hyrë në vilën luksoze të Lionel Messit në Ibiza, gjë të cilën e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp.

    Aktivistët e shpjeguan këtë veprim për ta përqendruar vëmendjen tek përgjegjësia e të pasurve në krizën klimatike, shkruan mediumi “RMC Sport”.

    Konkretisht, anëtarët e organizatës e spërkatën me bojë të zezë dhe të kuqe fasadën e pronës së yllit argjentinas, veprim ky i lajmëruar më pas në rrjetet sociale të grupit të lartpërmendur.

    Teksa e ngjyrosnin murin e shtëpisë, ata e mbanin një pankartë, përmes së cilës ata denonconin se njerëzit me të ardhura të larta janë fajtorë për ndryshimet klimatike.

    Ata e ngjyrosën murin me ngjyra kuq e zi, ndërsa konsiderojnë se vila e Messit në Ibiza, e vlefshme 11 milionë euro, është ilegale.

    Messi e kishte blerë vilën, e cila e përfshin një spa me saunë dhe një sallë të kinemasë, në vitin 2022, por nuk ka arritur ta marrë ende certifikatën e banueshmërisë, një dokument i lëshuar nga autoritetet lokale, i cili e garanton se në rezidencë mund të banohet pasi në rezidencë ishin ndërtuar disa dhoma pa leje, gjithnjë sipas mediumit spanjoll, përcjell “Gazeta Express”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark