Aktivistët e VV-së ia ndërprenë fjalimin ministrit Hoxha: Drejtësi për Astritin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivistët e VV-së ia ndërprenë fjalimin ministrit Hoxha: Drejtësi për Astritin

    Insajderi
    09 November 2016 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Minsitri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Zvicër dhe Lihtenshtajn ku sipas komunikatës për media nga kjo ministri, ai ka zhvilluar takime me homologët e tij tij.

    Është përmendur edhe fakti se Hoxhaj në Zvicër ka “biseduar edhe për çështjen e pensioneve”, por pa dhënë detaje.

    “Në takimin me homologun tim zviceran kemi adresuar edhe çështjen e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe shumë shpejtë presim vendime pozitive në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj.

    Por një tjetër aktivitet me të cilin Hoxhaj është përballur jashtë agjendës nuk është përmendur fare.

    Bëhet fjalë për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër të cilët, sipas një video të publikuar nga partia, shihet se ministrit Hoxhaj, i është ndërprerë fjala në Bern të Zvicrës, gjatë një ligjërate në Universitetin e Bernit.

    Kjo sipas përshkrimit të videos është bërë nga “të rinjtë shqiptarë që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin”.

    Këta të rinj, kanë mbajtur në duar parulla të cilat në gjuhën angleze ishin “Drejtësi për Astritin”,
    “Liri për aktivistët politikë”, “Enver Hoxhaj është anëtar i qeverisë autoritare”, “Ju jeni anëtar i një regjimi kriminal, nuk keni vend këtu për fjalime” dhe “Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark