×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivisti i LDK-së e publikon një video, ngre dyshime se njeriu i VV-së mori 100 mijë euro grant e nuk punoi asgjë

    Insajderi
    29 November 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Egzon Pacolli, ka publikuar një video që ngre dyshime serioze për një grant prej 100 mijë eurosh, të cilin e ka përfituar kompania “Galaxy AE l.l.c.”, pronar i së cilës është Enver Bajrami, një figurë e lidhur ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

    Pacolli ka thënë se ky grant, është miratuar në vitin 2022 nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.

    Ai ka kërkuar transparencë për fondet e grantit dhe ka ngritur dyshime mbi mundësinë që ky grant është keqpërdorur.

    “Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë: A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite? Ku kanë përfunduar fondet e grantit?” ka thënë ai në postimin e tij, duke kërkuar që Ministria e Bujqësisë të japë sqarime.

    Sipas Pacollit, ky rast është pjesë e një trendi më të gjerë, duke shtuar se kjo kompani ka përfituar fonde publike pa arritur të justifikojë përdorimin e tyre.

    Ai gjithashtu i ka drejtuar një thirrje ministrit Faton Peci, duke i kërkuar atij që të publikojë listën e përfituesve të granteve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – për mbështetje në kultivimin e arrave dhe lajthive.

    “Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia. Pse nuk po e publikon? Çfarë po fsheh? 7 raste 700 mijë euro,” ka shkruar Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark