Aktivisti i VV-së: Sektori i energjisë është i kapur, ka krim të madh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aktivisti i VV-së: Sektori i energjisë është i kapur, ka krim të madh

    Insajderi
    20 April 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi ka ka deklaruar se në sektorin energjisë në Kosovë, ka krim të madh.

    Sipas tij, ky sektor është i kapur dhe se për këtë gjë ka shumë arsye.

    “Është krimi më i madh që i ndodh sektorit të energjisë, njësorët elektrikë vazhdojnë të jenë të kamufluar me kalibrim, nuk janë me kalibrim, se po të ishin,  nëse energjia. T’u e pa se çfarë po ndodhë, tu e ditë që është i kapur, sektori i energjisë është i kapur. Është krim i madh. Nuk detyrohet prej shtetit KEDS-i me certifikua njësorin elektrik, me parametrat, që nëse konsumatorit nuk i shkon energjia sipas standardit. Energjinë e shpenzuar pa standard, të mos faturohet”, ka thënë ai.

    Ai e ka përmendur edhe drejtorin e KEK-ut, i cili është arrestuar për keqpërdorim të pozitës, për të cilin tha se ka dështuar të krijoj bashkëpunëtor në KEK.

    “Nagipi ka dështu edhe me komandu edhe me kriju bashkëpunëtor, edhe nëse është i përfshi në ato pretendime, ka dështu me pas bashkëpunëtor në këto punë të këqija”, ka thënë ai. /rtvdukagjini


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark