Chen Yunfei, një aktivist nga Kina, do të dalë para gjykatës nën akuzat se ka vizituar varrin e një fotografi të vrarë në masakrën e vitit 1989 në Tiananmen.
Ai është arrestuar nga policia marsin e kaluar kur kishte vizituar varrin e Wu Guofeng.
Wu ka qenë një 20 vjeçar në Pekin në kohën kur trupat kishin vrarë një numër njerëz në sheshi Tiananmen në qershor të vitit 1989, të cilët po protestonin për demokraci.
Ai ishte vrarë teksa po fotografonte krimet. Familjarët dyshojnë se ai ishte therë me një bajonetë pasi që kishte refuzuar të dorëzonte kamerën tek autoritetet, shkruan The Guardian.
Që nga ajo kohë, Partia Komuniste vazhdon të mbajë të fshehur të vërtetën rreth atyre ngjarjeve, ku mijëra njerëz humbën jetën.
Dhe, para se aktivisti të paraburgosej, ajo kishte tentuar të rikthente vëmendjen tek vrasjet duke përdorur mediat sociale./Insajderi.com