Aktivisti i VV-së dënohet me gjashtë muaj burgim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivisti i VV-së dënohet me gjashtë muaj burgim

    Insajderi
    27 March 2017 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Zeqiraj, është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Pejë me 6 muaj burg.

    Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, Zeqiraj akuzohet se në dhjetorin e vitit 2015 i ka vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje së bashku me një person tjetër.

    Për këtë rast Zeqiraj më herët kishte mbajtur 3 muaj burg si dhe 1 muaj arrest shtëpiak.

    Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të pabazuar në prova dhe fakte, dënimin e dhënë për aktivistin e saj.

    “Dënimi i aktivistit Zeqiraj është i pabazuar, rrjedhimisht i padrejtë e i papranueshëm. Ai do të vuajë edhe 2 muaj burg për një vepër të cilën nuk e ka kryer asnjëherë, dhe e cila i ngarkohet pa asnjë provë dokumentuese”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark