Aktivizohet SHBA'ja, kryen mbi 75 sulme ajrore ndaj ISIS'it në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aktivizohet SHBA’ja, kryen mbi 75 sulme ajrore ndaj ISIS’it në Siri

    Insajderi
    08 December 2024 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi grupin e Shtetit Islamik që të mos përpiqet të përfitojë vakuumi i krijuar nga tranzicioni i pushtetit në Siri.

    Ai tha se SHBA-të kanë kryer rreth dhjetëra “sulme ajrore precize” brenda Sirisë kundër objektivave të ISIS’it.

    Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) e cila është përgjegjëse për interesat e SHBA në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, ka dhënë detaje për këto sulme.

    Centcom thotë se SHBA kreu më shumë se 75 sulme ajrore të dielën, në një përpjekje për të “eliminuar kampet e ISIS në Sirinë qendrore”.

    Ata thanë se nuk ka “indikacione për viktima civile”.

    “Nuk duhet të ketë asnjë dyshim – ne nuk do të lejojmë që ISIS të rindërtohet dhe të përfitojë nga situata aktuale në Siri”, tha gjenerali Michael Erik Kurilla, komandanti i Centcom.

    “Të gjitha organizatat në Siri duhet të dinë se ne do t’i mbajmë ato përgjegjëse nëse ata janë partnerë ose mbështesin ISIS-in në çfarëdo mënyre”, shtoi Kurilla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark