Aktivizohet VV-ja për t’ua bërë mbrojtjen dronëve “Bayraktar”, Bajqinovci ironizon me kritikët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aktivizohet VV-ja për t’ua bërë mbrojtjen dronëve “Bayraktar”, Bajqinovci ironizon me kritikët

    Insajderi
    16 July 2023 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerja e dronëve nga kompania turke “Bayraktar” është mbështetur dhe kritikuar si vendim nga Qeveria e Kosovës.

    Megjithatë, kundërshtimin e blerjes së tyre duket se nuk po e duron partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për kritikët, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar duke thënë se do t’i marrë konsideratë ankesat kompania “Bayraktar”.

    “Kompania prodhuese “Bayraktar” kish thënë vendosmini me një email krejt vërejtjet që sot i patet për dronat tanë, pas destruktimit që atyre i bënë gjithologët”, ka shkruar ai.

    “Urime Kosovë dronat “Bayraktar””, përfundon postimi i tij.

    Përgjatë së dielës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për blerjen e këtyre dronëve të tipit TB-2.

    “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka thënë Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark