
Ndeshja e kësaj fundjave mes Çelsit dhe Notingem Forest, regjistroi një episod shumë të veçantë. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, aktorja e filmave për të rritur, Bonnie Blue, teksa shoqërohet nga stjuardët jashtë stadiumit.
Aktorja ka deklaruar se është tifoze e Notingem Forest. Por klubi në fjalë e ka përjashtuar nga ndeshjet e tij meqë ajo kishte bërë ftesë të hapur për të kryer marrëdhënie me tifozë me të cilët do të njihej në stadium.
Në këtë situatë, ajo ishte munduar që të futej në stadium këtë herë si tifozë e Çelsit, mes mbështetësve udhëtues të skuadrës londineze në javën e fundit të kampionatit. Por duket se dikush ka sinjalizuar për praninë e saj në tribunë dhe në videot që qarkullojnë në rrjet, shihet Bonnie Blue teksa shoqërohet jashtë stadiumit.