
Ditën e djeshme u mbajt premiera e filmit “No time to die” ku ishin të ftuar shumë fytyra të njohur si ekipi i filmit, pjesëtarë të familjes mbretërore dhe shumë fytyra të tjera të njohura.
Gjithçka shkoi sipas planit dhe organizimit, mirëpo ishte protagonistja e filmit e cila pa qëllim u vë në pozitë të palakmueshme.
Në momentin që aktorja Ana De Armas mbërriti në tapetin e kuq dhe doli nga vetura i ndodhi një incident i vogël që për aktoren del të jetë pak i sikleteshëm. Në momentin që Ana De Armas iu hap dera e veturës nga lëvizja e saj, fustani e tradhtoi dhe i doli gjoksi në pah.
Aktorja e njohur hollywoodiane kishte të veshur një fustan të zi me këmbë të hapur dhe në pjesën e sipërme gjithashtu, sandale të zeza dhe çantë të zezë.
Ndryshe, pas deklarimit të Daniel Craig i cili tha se nuk pajtohet që aktori i ardhshëm i “Bond” të jetë një grua, u vu re një distancim mes kolegëve sidomos atyre gra në tapetin e kuq.