Aktori i njohur akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual, del para gjykatës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Aktori i njohur akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual, del para gjykatës

    Insajderi
    30 August 2025 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori britanik Micheal Ward, fitues i çmimit prestigjioz BAFTA, është paraqitur këtë të enjte, 28 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në Thames. Ai akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual.

    Ward, 27 vjeç, i njohur për rolet e tij në serialet dhe filmat Top Boy, Small Axe dhe Blue Story, përballet me dy akuza për përdhunim dhe tre të tjera për sulm seksual. Ai është liruar me kusht, ndërsa çështja është kaluar për shqyrtim të mëtejshëm në Gjykatën e Lartë në Snaresbrook, ku pritet një seancë më 25 shtator.

    Sipas autoriteteve, akuzat lidhen me një grua dhe ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në janar të vitit 2023. Aktori, me banim në Cheshunt të Hertfordshire, nuk është kërkuar ende të deklarojë një qëndrim zyrtar ndaj akuzave, por më herët ka mohuar plotësisht çdo përfshirje. Në një deklaratë të bërë publike në korrik, ai shprehu besim të plotë në procesin ligjor dhe tha se ka bashkëpunuar në çdo hap me policinë gjatë hetimeve.

    Ward u paraqit në gjykatë i veshur me syze të errëta dhe xhaketë të zezë, duke konfirmuar vetëm emrin, adresën dhe datëlindjen e tij.

    Aktori me origjinë nga Xhamajka u bë i njohur për publikun në vitin 2019 me filmin Blue Story, ndërsa një vit më pas fitoi çmimin Ylli në Ngjitje në ceremoninë e çmimeve BAFTA. Ai interpretoi rolin e Jamie-t në serialin e suksesshëm të Netflix-it Top Boy (2019–2022), si dhe u nominua për aktorin më të mirë dytësor në çmimet BAFTA TV për rolin në Small Axe më 2021.

    Në vitin 2022, Ward ishte pjesë e dramës së vlerësuar Empire of Light, ndërsa së fundmi është shfaqur në filmin amerikan Eddington.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark