Aktori kosovar në serialin e famshëm Blue Bloods - Insajderi
×
Kulturë

Aktori kosovar në serialin e famshëm Blue Bloods

Insajderi
15 September 2016 - 21:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori Kushtrim Hoxha ka depërtuar edhe me një tjetër rol të madh në Amerikë. Hoxha, i cili ka studiuar për aktrim në University of San Diego, vjen në episodin e parë të sezonit të shtatë të Blue Bloods.
Ai vjen në rolin e Robert Sava, në episodin e parë “The Greater Good”. që do të shfaqet për herë të parë me 23 shtator në ora 22:00 në kanalin CBS.
Blue Bloods përcjellë Policinë e Nju Jorkut dhe një detektiv e veteran lufte i cili përdorë taktikat e tij për të zgjedhur rastet e ndryshme.
Çdo episod ka zhvillimet e tij, nga rasti në rast, drejt investigimit, dhe shpesh me tendencën për ta shpërlarë mendjen e shikuesit që mundohet të gjejë lidhje mes episodeve, shkruan KultPlus.

Tom Selleck vjen në rolin kryesor, krahas Len Cariou, Bridget Moyahan, e mes tyre edhe aktori nga Prishtina, Kushtrim Hoxha.
“Jam i nderuar që jam pjesë e këtij episodi të parë të këtij seriali krahas aktorëve të mëdhenj” ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook.
Blue Bloods ka nisur për herë të parë transmetimin në vitin 2010-të. /KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark