Aktori kosovar do të paraqitet në një tjetër serial amerikan - Insajderi
×
Kulturë

Aktori kosovar do të paraqitet në një tjetër serial amerikan

Insajderi
23 May 2016 - 16:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Episodi ku luan Hoxha do të transmetohet në këtë të martë, kurse xhirimet për këtë episod janë realizuar tash e disa muaj.

“Kam xhiruar para disa mujave për këtë episode. Roli im është i një rusi i cili quhet Vasily. Dhe më vjen mirë që mu dha rasti të marr pjesë në këtë serial, sepse është një serial shumë i shikuar në Amerikë”, ka thënë Kushtrim Hoxha për KultPlus.

Ndërkohë, për episodin e 7-të të sezonit të pestë të këtij seriali CBS ka lëshuar edhe një komunikatë për medie, ku kanë bërë të ditur se ky episod është titulluar “QSO”, dhe se aktor mysafir i këtij episodi është Kushtrim Hoxha si Visaly. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark