Aktori Morgan Freeman, pasi u ngjit në skenë ndau një puthje me aktoren Helen Mirren, ku edhe deklaroi se është i dashuruar në të.
Morgan Freeman, aktori ikonë i filmave dhe poashtu zëri i emisionit të njohur “God”, mbrëmë është nderuar për arritje jetësore në ‘AARP Movies for Grown ups Awards’.
Pas thirrjes së emrin të tij nga aktorja Helen Mirren, ai u ngjit në skenë për ta falënderuar atë, ku edhe e puthi aktoren, shkruan Kultplus.com.
Freeman deklaroi se është i dashuruar në Helen, duke thënë: “Unë dua të dal në publik dhe të pranoj se jam i dashuruar në Helen Mirren, dhe kam qenë për disa vite”, tha ai pas puthjes që ndau me aktoren.