Vuçiç ankohet BE-së: Kurti nuk flet me mua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç ankohet BE-së: Kurti nuk flet me mua

    Insajderi
    07 December 2021 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ankua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron të bisedojë me Beogradin.

    Presidenti Vuçiç përmendi deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku thuhej se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialog dhe se “Serbia i dëshiron bisedimet, por Prishtina jo”.

    Ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne”, tha kreu i shtetit serb, me pretendimin se nuk është Beogradi ai që po bëhet pengesë për dialogun.

    Albin Kurti tha të dielën se “është diskutuar mundësia e një takimi në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë”.

    Ndërkaq nese Serbia po e kushtëzon dialogun, Kurti deklaroi se nuk ka informacione për këtë.

    Sa i përket gjasave për marrëveshje, nuk ka gatishmëri as të Prishtinës e as Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark