Komediani amerikan, Stephen Colbert do të hetohet nga Komisioni Federal i Komunikimit për një tallje që ka bërë me presidentin e SHBA, Donald Trump.
Kryetari i trupës Ajit Pai ka thënë se ka pranuar disa kërcënime rreth monologut, që disa shikues e kanë quajtur homofobik.
Shqetësimi më i madh thuhet se është referenca seksuale për Trump me kundërshtarin rus Vladimir Putin, shkruan BBC.
Më pas në Twitter, përdoruesit e zemëruar kishin bërë hashtagg që Colbert të përjashtohet, duke u përhapur në gjithë botën.
Ndërsa vet Colbert ka mohuar një kërkim falje për ato që i ka thënë në monolog./Insajderi.com