Aktorja Charlize Theron është shfaqur sërish krah ishit të saj Shon Penn, por këtë herë bashkimi ka qenë vetëm në film.
Bukuroshja me origjinë afrikanojugore është protagoniste e filmit The Last Face, regjisor i të cilit është pikërisht Penn.
Filmi garon për çmim në festivalin e Kanës…Ajo që ra ne sy ishte qëndrimi i ftohtë i Theron e cila nuk u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë mes të dyve, nuk buzëqeshi e nuk ju afrua regjisorit, por preferoi ta shpërfillte madje ta shihte edhe shtrembër atë….Ky është një tregues se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore..
Ngjarjet e filmit zhvillohen nën sfondin e luftës liberiane, me në qendër historinë 10 vjeçare të dashurisë mes 2 punonjësve vullnetarë. Filmi është fshikulluar nga kritiket që janë ankuar për dialogun e ftohtë dhe lënien në sfond të viktimave të konfliktit afrikan… Fituesi i Palmës së artë të edicionit të 69 të festivalit të filmit në Kanë do të shpallet të dielën në 22 maj.