Një aktore mjaft e njohur iraniane ka protestuar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për shtrëngimin e vizave për disa vende islamike.
Aktorja Taraneh Alidoosti, protagoniste e filmit “Klienti” i Asghar Farhadi, kandidat për çmimin Oscar si filmi më i mirë i huaj, ka vendosur të bojkotojë ceremoninë e “Academy Awards” si shenjë proteste ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan KultPlus.
Taraneh Alidoosti, në kastin e një tjetër filmi të Farhadi About Elly, e ka cilësuar vendimin e Trump racist.