Aktorja shqiptare publikon librin e saj të parë “Besa Po” - Insajderi
×
Kulturë

Aktorja shqiptare publikon librin e saj të parë “Besa Po”

Insajderi
21 December 2018 - 17:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja dhe regjisorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Hana Noka sapo ka publikuar librin e saj të parë të quajtur “Besa Po”.

Libri “Besa Po”, është i bazuar në fakte historike, ku përshkruhet historia e Mbretëreshës Teutë, gjatë periudhës 231 – 227 p.e.r, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky libër me autore Hana Noka, është në formë të një romani që u dedikohet gjeneratave të reja ku aty mund të gjejnë një rrëfime për dashuri, heroizëm, tradhti, intriga mirëpo mbi të gjitha një rrëfim për triumfin me vullnetit njerëzor përball sfidave gjigante.

“Besa Po” është shkruar në gjuhën angleze. Autores së librit i është dashur afër dy vite kohë për ta përfunduar atë, ndërsa libri sot ka dal në shitje edhe në “Amazona”.

Shpresa e Hanës është që historia e Mbretëreshës Teuta do të frymëzojë gratë anembanë botës ashtu siç e ka frymëzuar edhe atë. /Insajderi.com

https://www.instagram.com/p/BrotzIxHOcJ/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark