Aktori shqiptar zgjidhet aktori më i mirë në ‘European Independent Film Festival’ - Insajderi
×
Kulturë

Aktori shqiptar zgjidhet aktori më i mirë në ‘European Independent Film Festival’

Insajderi
24 April 2017 - 11:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë ndarë çmimet e festivalit ÉCU The European Independent Film Festival ku aktori Selman Jusufi ka fituar çmimin ‘Aktori më i mirë’ për interpretimin e tij në filmin ‘Eho’ nga Dren Zherka.

Ky festival këtë vit ka shfaqur 73 filma nga 28 shtete e ndër ta edhe filmin ‘Eho’ të Dren Zherkës, film ky i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës i cili pati premierën ndërkombëtare në Montreal World Film Festival vitin e kaluar.

‘Eho’ flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal, shkruan KultPlus.

Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij. Filmi është i realizuar nga shtëpia filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ me producent Alban Zogiani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark