×
  • Lajme
  • Lajme

    Akulloret me përbërës të rrezikshëm në Shqipëri, vjen reagimi i autoritetit të ushqimit

    Insajderi
    17 July 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Shqipërisë ka reaguar pas rastit e akulloreve me përbërës të rrezikshëm, që u kthyen në vëmendje një ditë më parë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend.

    Ky i fundit përmendi një rast auditimi të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit në vitin 2021 për një sasi akulloresh me përbërës të rrezikshëm, për të cilat ai tha se AKU nuk kishte ndërmarrë veprime.

    Për këtë ka reaguar AKU i Shqipërisë, duke thënë se u kryen verifikime dhe inspektime në operatorët e biznesit ushqimor.

    “Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021)”.

    Një ditë më herët, kreu i KLSH-së deklaroi të kundërtën, duke thënë se AKU u njoftua menjëherë nga sistemi europian RASFF, por se nuk kreu asnjë veprim për ta bllokuar këtë produkt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark