Akuza për keqpërdorimin e 37 milionë eurove, javën tjetër fillon seanca ndaj Nagip Krasniqit dhe të tjerëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza për keqpërdorimin e 37 milionë eurove, javën tjetër fillon seanca ndaj Nagip Krasniqit dhe të tjerëve

    Insajderi
    22 January 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca fillestare gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, Y.D dhe I.Z do të fillojë nga java e ardhshme.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila ka thënë se seanca do të mbahet të martën, më 28 janar.

    “Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.K., Y.D. dhe I.Z. është caktuar të mbahet me datë 28 janar 2025, në ora 09.00”, ka konfirmuar Gashi për Insajderin.

    Nagip Krasniqi si kryeshef i KEK-ut, në bashkëkryerje me Y.D. (ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit) akuzohen se nga nëntori i vitit 2022 e deri në fund të janarit të vitit 2023, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

    Të pandehurit akuzohen se i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro, duke kryer veprat penale: “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark