Akuza për korrupsion, caktohet seanca ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza për korrupsion, caktohet seanca ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

    Insajderi
    26 September 2025 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar për 8 tetor seancën e shqyrtimit fillestar ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur nga udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Media të kësaj gjykate, Milinda Gashi.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M. është caktuar të mbahet më 08.10.2025, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

    Në këtë seancë, Mujka dhe Muzliukaj pritet të deklarohen lidhur me fajësinë.

    Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, dhe Muzliukaj, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,  akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit, nuk kishte deklaruar shumën prej 60 mijë e 50 euro që iu sekuestruan në shtëpi../BetimipërDrejtësi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark