Akuza të rënda për shefin e tenderëve në Polici: Po anulon tenderin për t’i shpërblyer dostat - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Akuza të rënda për shefin e tenderëve në Polici: Po anulon tenderin për t’i shpërblyer dostat

    Insajderi
    01 April 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Mira Avdimetaj

    Një akuzë publike kundër shefit të prokurimeve në Policinë e Kosovës është deponuar tek ‘Gjykata e tenderëve’. Një firmë private po pretendon se Artan Fezja ka pasur synime për ta anuluar tenderin 1.5 milionësh dhe atë për një qëllim: “që pastaj t’i shpërblej dostat e ti”, thuhet në denoncim. Insajderi sjell detaje.

    Tenderi milionësh për ndërtimin e “Stacionit policor Veri në Prishtinë” është anuluar nga Policia e Kosovës në mars të këtij viti. Ky tender i cili ishte i hapur që nga vitit 2022 nuk u finalizua pas ankesave të shumta nga kompania “Astraplan Sh.P.K” e cila ishte në mesin e Operatoreve Ekonomik pjesëmarrës në këtë thirrje.

    Me 1 prill, kjo kompani ka adresuar një ankesë të re tek Organi Shqyrtues i Prokurimit duke kundërshtuar vendimin e OE “Policisë së Kosovës” për anulimin e tenderit dhe kërkon nga OSHP-ja që të iniciojë procedurë penale ndaj zyrtarit përgjegjës të prokurimit Artan Fejzës, për shkak të moszbatimit të vendimeve të OSHP-së.

    Përmes ankesës, biznesi “Astraplan Sh.P.K” konsideron se në mënyrë te jashtëligjshëm është bërë anulimi i tenderit dhe kërkon nga OSHP që të urdhërojë kthimin në Ri-Vlerësim.

    Anulohet njoftimi mbi Vendimin e AK-s Policia e Kosovës për Anulimin e aktiviteti te lartpërmendur, dhe ky aktivitet i Prokurimit: NDERTIMI I STACIONIT POLICOR VERI PRISHTINË, me nr. Prokurimit 214-22-10936-5-1-1, kthehet ne RI-VLERESIM”, thuhet në ankesën e kompanisë.

    “Po anulon tendrin për t’i shpërblyer dostat”- Detaje nga ankesa ndaj Artan Fejzës

    Në ankesën e tyre është goditur rëndë edhe shefi i prokurimit në Policinë e Kosovës, Artan Fejza. Kompania “AstraPlan” kërkon që t’i merret certifikata e prokurimit dhe ndaj tij të iniciohet procedurë penale, për shkak të moszbatimit të vendimeve të OSHP-së.

    Në një pjesë të ankesës, thuhet se Artan Fejza ka ndërhyrë në këtë tender me qellim të ‘shpërblimit të dostave’ të tij.

    Artan Fejza me manipulimet qe është duke i bërë në këtë aktivitet dhe është duke u munduar te anuloj për te shpërblyer dostat me vonë me të njëjtin projekt, e qe tash me e kanë kuptuar të gjithë. Dëshmia kryesor qe vërteton se Fejza po e din qe është duke bërë shkelje flagrante dhe te rënda te LPP-s është edhe nënshkrimi i raportit dhe vendimit për anulim nga zyrtari i prokurimit (për Artan Fejza) dhe jo nga vet Fejza, mirëpo ky zyrtari e ka zbatuar urdhrin e Fejzës” thuhet në ankesë.

    Gazeta Insajderi gjatë ditës ka kërkuar edhe një koment nga shefi i prokurimit në Policinë e Kosovës, Artan Fejza por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndër të tjera, në ankesë është kërkuar nga OSHP që të gjobitet Policia e Kosovës, për shkak te mos respektimit te urdhrit te OSHP-së, duke kërkuar dënimi prej 50 mijë euro deri ne 100 mijë euro.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar më herët se si Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte hedhur poshtë pretendimet e Policisë së Kosovës, se biznesi “Astraplan Sh.P.K” kur kishte aplikuar për tenderin për ndërtimin e Stacionit Policor Veri në Prishtinë nuk kishte arritur të verifikojë se disa inxhinierë kanë përvojë pune tek firma e tij.

    Për t’i shuar dyshimet, Policia e Kosovës përmes komunikimeve me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kishte dëshmuar se në vitet në të cilat inxhinierët kanë shkruar në CV-në e tyre se kanë qenë të angazhuar si “bashkëpunëtorë profesional” s’kanë qenë të regjistruar si punëtorë të firmës së Florim Istrefit.

    Ankesën e plotë mund ta gjeni KËTU

    Raportimi i Insajderit me detaje lidhur me këtë rast:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark