Akuzat e AAK-së për Kurtin dhe takimin me njerëz të BIA-s, Zyra e tij nuk i komenton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Akuzat e AAK-së për Kurtin dhe takimin me njerëz të BIA-s, Zyra e tij nuk i komenton

    Insajderi
    23 November 2021 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dal disa akuza serioze ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili po akuzohet se ka takuar dy zyrtarë të BIA-së serbe gjatë viteve 2003-2004.

    Lidhur për këto akuza, Insajderi ka tentuar të marr një koment nga Qeveria Kurti por nuk kanë qenë të qasshme.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka publikuar një fotografi, ku pretendon se është raporti i Policisë, për zënien e kryeministrit aktual Albin Kurti, me dy zyrtarë të BIA-s serbe, siç e akuzoi mbrëmë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Kadrijaj ka shkruar në Facebook: Albin Kurti çka është kjo?!

    Në anën tjetër, Ramush Haradinaj deklaroi mbrëmë se Kurti ishte zënë me dy zyrtarë të BIA-s serbe, diku rreth vitit 2003-2004 në një fshat të Lipjanit./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark