Akuzat e Muratit drejt LDK'së - Vjen reagimi i Avdullah Hotit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Akuzat e Muratit drejt LDK’së – Vjen reagimi i Avdullah Hotit

    Insajderi
    17 April 2023 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK’së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili fajësoi LDK-në që rënia e inflacionit nuk po reflekton në uljen e çmimeve të produkteve.

    Arsyeja pse qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për vaj, miell e bukë, sipas Muratit, është sepse ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.

    Por Hoti nuk është pajtuar me kufizimin e çmimeve.

    Ai ka thënë se inflacioni mund të kufizohet me ligj vetëm në sistemet komuniste.

    “Po të mund të kufizohej me ligj rritja e çmimeve në ekonominë e tregut, sigurisht se gjermanëve, amerikanëve, britanezëve, e shumë të tjerëve që kanë ekonomi tregu, do u kishte ra ndërmend deri më tani.  Në fakt, po, inflacioni mund të kufizohet me ligj, por vetëm në sistemet komuniste”, ka shkruar Hoti.

    “Kosova është vend i lirë, me demokraci dhe ekonomi të tregut, e shpallur më 2008, e kundërshtuar nga disa, por tani është realitet që detyrimisht duhet respektuar, përfshirë disa që kanë bindje tjera dhe që stuhia i solli në qeveri”, ka shkruar në fund ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark