Akuzat e Speciales, Kilaj deklarohet i pafajshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat e Speciales, Kilaj deklarohet i pafajshëm

    Insajderi
    09 December 2024 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isni Kilaj, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Hagë për akuzat që rëndohen ndaj tij për tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mos-bindje të gjykatës.

    Kilaj tha shkurtimisht se deklarohet plotësisht i pafajshëm, kur ju lexua e drejta për vetdeklarim i fajshëm apo i pafajshëm, shkruan Insajderi.

    Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, tha ai.

    I pafajshëm u deklarua edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, përgjatë seancës hapëse të së hënës.

    “Besimi në Zot dhe në drejtësi nuk e luhati edhe kur sfidohem personalisht, unë me bindje çdoherë jam në anën e tyre”, tha ndër të tjera ai.

    Kilaj, Kuçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hashim Thaçi po akuzohen në një aktakuzë të re të Zyrës së Prokurorit të Specializuara për vepra penale që lidhen me ndërhyrje në administrimin e drejtësisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark