×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj për Kurtin: Kryeministër i dobët, e vjedh popullin dhe e fsheh dorën

    Insajderi
    10 July 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovë Albin Kurti është edhe i “dobët” si kryeministër edhe i “poshtër” si njeri, sipas tij.

    Haradinaj ka thënë se Kurti “përgjegjësinë për dëmshpërblim për kontratën me Contour Global po e heqë nga vetja me faqe të zezë”.

    “Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    Haradinaj ka shtuar se “Kurti e gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”.

    “Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë. Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark