Akuzat/ Sa vite burg rrezikojnë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat/ Sa vite burg rrezikojnë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi

    Insajderi
    22 October 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SPAK lëshoi të shtunën dy urdhër arreste dhe një masë sigurie “detyrim paraqitje” duke u futur në familjen Berisha për çështjen e kompleksit “Partizani”.

    Të arrestuar janë Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, që ndërtoi në tokën e kompleksit “Partizani”. Ndërkohë, për Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në pamundësi për të dhënë një masë më të rëndë për shkak të moshës.

    Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme, një akuzë që mbart dënim nga 4 deri në 12 vjet burg.

    Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit është akuzuar për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, një vepër penale që parashikon dënime nga 5 deri në 15 vjet.

    Akuzat lidhjen me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” mbi truallin e së cilit u ndërtuan 17 kulla nga Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bekteshi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark