×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Akuzohen se deshën të transportonin armë për në Evropë, Insajderi sjell dosjen e prokurorisë

    Insajderi
    07 May 2024 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca ka nisur me vonesë, dhe një nga të akuzuarit ende mungon. 13 persona po akuzohen nga Prokuroria se deshën të transportonin armë për në Evropë. Të akuzuarit janë; Husnija Hadzovic, Binak Haxhoviq, Haxhi Zekaj, Shkëlzen Sinani, Selim Krasniqi, Bali Lumi, Refket Kadriaj, Kastriot Blakaj, Gezim Gjoka, Diamant Ramshaj, Orhan Bajrami, Bujar Kastrati dhe Hosni Bytyçi. Insajderi ju sjell detaje nga dosja e prokurorisë.

    “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, janë veprat penale për të cilat dyshohen të akuzuarit.

    Bazuar në dosjen e prokurorisë “pazari” me armë mes të dyshuarve ka nisur nga vitit 2021 duke vazhduar tutje. Armët e trafikuara parashihej të importoheshin nga Kosova për në Gjermani.

    Për të akuzuarit Husnija Hadžović, Binak Haxhoviq dhe Haxhi Zekaj deklarohet se u vërtetua dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit duke vepruar në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, gjatë muajit gusht – tetor te vitit 2023, janë marrë me prodhimin dhe importin e armëve nga Republika e Kosovës për në Gjermani.

    I akuzuari Husnija Hadžović, pasi paraprakisht kishte porositur dhe ishte furnizuar me armët, me datën 03 tetor 2023, në piken Kufitare Merdare Husna Hadžović, është zënë në flagrancë duke importuar, me veturën e tij “Mercedes”, me targa CLPVW498, armë të prodhuara dhe atë 24 pistoleta të llojit ‘Zoraki” dhe një pistoletë e llojit Bloë C75me, nga Republika e Kosovës për në Gjermani”

    “I akuzuari Binak Haxhoviq gjatë muajit shtator 2023, me qëllim të importimit të armëve, duke vepruar sipas sugjerimeve të akuzuarit Husnija Hadžović, paraprakisht i ka siguruar armët nga i akuzuari Haxhi Zekaj, në atë mënyrë që për armë të prodhuara dhe atë për 24 pistoleta të llojit Zoraki dhe një pistoletë e llojit Bloë C75, ka paguar shumën prej 1.050,00€ para kesh dhe tri vetura: Mercedes E 55, Volkswagen Tipi 4 70X0A, Kombibus VW LT të cilat vetura janë llogaritur në vlerë prej 5.000,00€, pastaj ia ka dorëzuar të akuzarit Husnija Hadžović, axhës se tij), me qëllim të importimit për në Gjermani”

    “I akuzuari Haxhi Zekaj, gjatë muajit shtator 2023, me qëllim që i akuzuari Husnija Hadžović ti importoj nga Republika e Kosovës në Gjermani armë të prodhuara, ka siguruar të akuzuarit Binak Haxhoviq armë të prodhuara dhe atë 24 pistoleta të llojit “Zoraki “ dhe një pistoletë e llojit Blow C75, për të cilat armë kishte pranuar nga i akuzuari Binak Haxhoviq shumën prej 1.050,00€ dhe tri vetura: Mercedes E 55, Volkswagen Tipi 4 70X0A, Kombibus VW LT të cilat vetura janë llogaritur në vlerë prej 5.000,00€”.

    Ndërkaq për të akuzuarin Haxhi Zeka thuhet se ka bërë shitjen e armëve të llojeve të ndryshme me çmimin prej 200-300 euro duke ia shitur të akuzuarit tjetër Shkëlzen Sinani e Selim Krasniqit.

    “U vërtetua dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari Haxhi Zeka gjatë viteve 2021 deri në vitit 2023, në vende të ndryshme në Republikën e Kosovës, ka bërë shitjen e paautorizuar të armeve të llojeve të ndryshme për çmimin prej 200-300 euro, në atë mënyrë që të akuzuarit Shkëlzen Sinani ia ka shitur armën e llojit një (1) Pistoletë “ZORAKI” 917-T, cal 9mm, e prodhuar në 7 (29) P.A.K dhe një (1) karikatorë i zbrazet i të njëjtës pistoletë, të akuzuarit Selim Krasniqi ia ka shitur një (1) Pistoletë me gaz “Zoraki” 917-T, cal 9mm, dy (2) Karikatorë të zbrazet për të njëjtën armë, një kuti nga plastika (fotroll) për mbajtjen e armës me mbishkrim TISAS, ngjyrë e kaltër, të akuzuarit Bali Lumi ia ka shitur një (1) Pistoletë me gaz “Dual Cumpact”, cal 9mm, , një(1) karikator për të njëjtës pistoletë dhe tridhjetë e shtatë (37) fishek me gaz cal 9mm”

    “…të akuzuarit Refket Kadriaj ia ka shitur një (1) Revole e tipit “ZORAKI” e konvertuar, cal 9x19mm, me numër serik: A3YZR17YS01-2202623, një (1) karikatorë i zbrazet për të njëjtën armë, pesë (5) fishek cal 7.65 mm, një (1) Pushkë gjuetie dy tyteshe e prodhimit “ZASTAVA” Jugosllave, gjashtë (6) fishek për pushkën e gjuetisë 12 GA, të akuzuarit Gëzim Gjoka ia ka shitur dymbëdhjetë (12) fishek me mbishkrimin në Bazë PPU-32 Auto dhe dy (2) fishekë te pushkës se gjuetisë me mbishkrimin në Bazë CHEDDITE 12mm, të akuzuarit Diamant Ramshaj ia ka shitur një (1) Pistoletë me gaz “Bllow Mini” çmontuar një (1) karikatorë i zbrazet i të njëjtës pistoletë, një (1) karikatorë i zbrazet (i armës të gjatë), shtatëmbëdhjetë (17) fishek me Gaz cal 9mm, pesëmbëdhjete (15) fishek kalibër“.

    “.. të akuzuarit Orhan Bajrami ia ka shitur një (1) Pistoletë XD, cal 9x19mm, e prodhimit te Kroacisë, një (1) karikatorë i zbrazet për te njëjtën arme, një (1) Pushkë gjuetie një tyteshe “ROSETA” me numër serik:17P 0003, një (1) fishek për armen M48, një (1) fishek 7.62X39mm për armen AK47, të akuzuarit Buraj Krastrati ia ka shitur një (1) Pistoletë e tipit “ZORAKI” M906-T cal.9mm, me numër serik: A3YZR17YS01-2302940, një (1) karikatorë, gjashtë (6) fishekë, të akuzuarit Hosni Bityqi ia ka shitur një (1) Pistoletë e tipit “ZORAKI me gaz ” 917-T, një (1) karikatorë, gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë, me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 par 2 lidhur me par. 1 dhe nenin të KPRK-së”.

    Shkëlzen Sinani po dyshohet se me 15 mars të këtij viti në shtëpinë e tij, në fshatin Balince, ka poseduar një pistoletë “ZORAKI” , cal 9mm, e prodhuar në P.A.K dhe një karikatorë i zbrazet i të njëjtës pistoletë, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

    I akuzuari Selim Krasniqi me datën 13.03.2024, rreth orës 08 :20, në shtëpinë e tij, në fshatin Negrovc ka poseduar një (1) Pistolete me gaz “Žoraki” 917-T, cal 9mm, dy (2) Karikatorë të zbrazet për të njëjtën arme, një kuti nga plastika (fotroll) për mbajtjen e armës me mbishkrim TISAS, ngjyra e kaltër, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshem për armët.

    Po ashtu thuhet se Bali Lumi me datën 13.03.2024, rreth orës 08: 55, në shtëpinë e tij në fshatin Bllacë ka poseduar një (1) Pistoletë me gaz “Dual Cumpact”, cal 9mm, një(1) karikator për të njëjtës pistoletë dhe tridhjetë e shtatë (37) fishek me gaz cal 9mm, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

    Refket Kadriaj me datën 15.03.2024, rreth orës 08 : 50, në shtëpinë e tij, në fshatin Krushicë, ka poseduar një (1) Revole e tipit “ZORAKI” e konvertuar, cal 9x19mm, një (1) karikatorë i zbrazet për të njëjtës armë, pesë (5) fishek cal 7.65 mm, një (1) Pushkë gjuetie dy tyteshe e prodhimit “ZASTAVA” Jugosllave, gjashtë (6) fishek për pushkën e gjuetisë 12 GA, Leja e armës se gjuetisë ne emër te Refket Kadriaj, me afat te skaduar 07-11.2010.

    Në dosje bëhet me dije se Kastriot Blakaj me datën 13.03.2024, rreth orës 09 : 10, në shtëpinë e tij, në fshatin Kovragë në Istog, ka poseduar një (1) pistoletë jo funksionale pa numër serike, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

    I akuzuari Gëzim Gjoka me datën 13.03.2024, rreth orës 08 : 35, në shtëpinë e tij, në fshatin Terstenik, Drenas, ka poseduar dymbëdhjetë (12) fishek me mbishkrimin në Bazë PPU-32 Auto dhe dy (2) fishekë te pushkës se gjuetisë me mbishkrimin në Bazë CHEDDITE 12mm, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, – me këtë i akuzuari ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

    Poashtu ekziston dyshimi i bazuar mirë se Diamant Ramshaj me datën 13.03.2024, rreth orës 09 : 20, në shtëpinë e tij në Suharekë, ka poseduar një (1) Pistoletë me gaz “Blloë Mini” çmontuar një (1) karikatorë i zbrazet i të njëjtës pistoletë, një (1) karikatorë i zbrazet (i armës të gjatë), shtatëmbëdhjetë (17) fishek me Gaz cal 9mm, pesëmbëdhjete (15) fishek kalibër i p/n, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

    Në aktakuzë përmend edhe Orhan Bajrami, Bujar Kastrati e Hosni Bytyçi.

    “I akuzuari Orhan Bajrami me datën 13.03.2024, rreth orës 08:15, në shtëpinë e tij, në rr. “Sheshi i Lirisë” nr. 6, në fshatin Kraisht, ka poseduar një (1) Pistoletë XD, cal 9x19mm, me numër serik:H264931 e prodhimit te Kroacisë, një (1) karikatorë i zbrazet për te njëjtën arme, një (1) Pushkë gjuetie një tyteshe “ROSETA” me numër serik:17P-0003, një (1) fishek për armen M48, një (1) fishek 7.62X39mm për armen AK47, dy (2) fishek për pushkën e Gjuetisë, dymbëdhjetë (12) gëzhoja te zbrazëta cal 9mm, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët”, thuhet në dosje.  

    Bujar Kastrati me datën 15.03.2024, rreth orës 08:25, në shtëpinë e tij, në fshatin Magure- Lipjan, ka poseduar një (1) Pistoletë e tipit “ZORAKI” M906-T cal.9mm, një (1) karikatorë, gjashtë (6) fishekë pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

    Ndërkaq i akuzuari Hysni Bytyqi me datën 26.03.2024, rreth orës 09: 40, në fshatin Nishorë, Suharekë, ka poseduar një (1) Pistoletë e tipit “ZORAKI me gaz”917-T, një (1) karikatorë, gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark