Akuzohet qeveria- S’kishte policë gjatë sulmit në Nice - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Akuzohet qeveria- S’kishte policë gjatë sulmit në Nice

    Insajderi
    21 July 2016 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kishte vetëm një veturë policie, në hyrje të zonës pedonale të Promenade des Anglais në Nice, ku mbërriti kamioni që masakroi turmën e njerëzve që festonin ditën e Bastijes, duke vrarë 84 vetë.

    Fakti shqetësues zbulohet nga e përditshmja “Liberation”. Ministri i Brendshem, Bernard Cazeneuve, urdhëroi nisjen e një vlerësimi teknik të aparatit të sigurisë, i cili ka ngjallur polemika të forta mes komunës së drejtuar nga republikanët dhe qeverisë.

    Duke cituar një burim policor që ka parë imazhet e videosurvejtimit, “Liberation” pretendon se vetëm një autoveturë e policisë bashkiake gjendej në bulevardin e famshëm buzë detit, në zonën e kthyer në një ishull pedonal mbrëmjen e festës, shkruan Tch.

    E përditshmja, që citon një dëshmitare, thotë se në atë që do të kthehej shpejt në skenën e një kasaphane nuk kishte agjentë në gjendje për të bllokuar rrugën, pasi rreth orës 20:30 ishte bërë një alternim me kolegët e policisë bashkiake.

    Në një komunikatë për shtyp Kaznev pranoi  se policia ishte vendosur në hyrje të Promenade des Anglais për të devijuar qarkullimin e për të garantuar kontroll vizual, dhe se ashtu siç ishte parashikuar rreth orës 21:00 ishte zëvendësuar nga ajo bashkiake, pjesëtarët e së cilës janë më pak të armatosur.

    Duke mbrojtur veten nga akuzat e “Liberation”, se kishte gënjyer publikisht mbi praninë e policisë në hyrje të bulevardit, Ministri i Jashtëm akuzoi gazetën për teori konspirative dhe kujtoi se disa policë heronj, të cilët qëlluan për vdekje agresorin, ishin staicionuar në brendësi të Promade Des Anglais.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark