Al e Google premton të parashikojë përmbytjet deri në një javë para se ato të ndodhin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Al e Google premton të parashikojë përmbytjet deri në një javë para se ato të ndodhin

    Insajderi
    22 March 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditëve të sotme, Inteligjenca Artificiale (Al) po bën bujë me zbulimet dhe aftësitë mbresëlënëse të saj.

    Ndërsa disa njerëz shqetësohen për avancimin e shpejtë të Al dhe ndikimin e saj në shoqëri, të tjerë shohin potencial për të përmirësuar jetën nëse përdoret siç duhet..

    Google së fundmi ka ndarë një artikull i cili shpjegon se si Al mund të parashikojë përmbytjet deri në një javë përpara, shkruajnë mediat e huaja.

    Duke përdorur të dhëna nga matësit ekzistues, Al i Google do të priret të parashikojë vendin se ku do të ndodh përmbytja.

    Ndryshe, që nga viti 2017 Google ka qenë në përpjekje për të revolucionarizuar parashikimin e katastrofave, e nxitur nga mundësia për të shpëtuar jetë.

    Fillimisht, ajo ka zhvilluar një sistem i cili parashikon përmbytjet në kohë reale dhe dërgon sinjalizime përmes Google Search, Maps, Android, dhe Flood Hub.

    Por, falë disa përmirësimeve, tani Al mund të parashikojë deri në një javë përpara.

    Me lëvizje si kjo, Google po krijon një vend të fortë në tregun e Inteligjencës Artificiale. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark