Al Jazeera: Emisarja e re për Ballkanin flet rrjedhshëm gjuhën shqipe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Al Jazeera: Emisarja e re për Ballkanin flet rrjedhshëm gjuhën shqipe

    Insajderi
    14 March 2025 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka raportuar në burime “Al Jazeera” në Ballkan.

    Sipas këtij raportimit, Kasanofi do të zëvendësohet nga Colleen Hyland,  që udhëhiqte Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.

    Nuk dihet nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë.

    https://balkans.aljazeera.net/news/balkan/2025/3/14/sad-mijenja-vodeceg-diplomatu-za-zapadni-balkan

    Hylandi është diplomate me eksperiencë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe atë në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.

    Ajo flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.

    Deri tash në këtë post ka qenë Kasanofi, i cili u emërua në  korrik të vitit 2024. Ai pati zëvendësuar Gabriel Escobarin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark