Al-Khelaifi pas ndeshjes PSG – Man City: Çfarë emocione, desh pësova infarkt – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Al-Khelaifi pas ndeshjes PSG – Man City: Çfarë emocione, desh pësova infarkt

    Insajderi
    23 January 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liga e Kampionëve solli ndeshje spektakolare në mesjavë.

    Pas përmbysjes historike të Barcelonës ndaj Benficas, mbrëmë ishim dëshmitarë të një tjetër ndeshje emocionuese.

    Paris Saint-Germaini e mposhti Manchester Cityn me rezultat 4:2, ndërsa parisienët e pritën me shumë emocion dhe gëzim këtë fitore, shkruan “Gazeta Express”.

    Për ta përmbysur rezultatin në pjesën e dytë u përkujdesën Dembele, Barcola, Neves e Ramos.

    Kjo fitore e madhe dhe unike u arrit në sytë e presidentit të klubit, Nasser al-Khelaifi.

    “Desh pësova infarkt”, tha fillimisht kreu i klubit francez pas lojës.

    “Sinqerisht mendoj se ishte një prej emocioneve më të mëdha që i kam shijuar që kur jam president i PSG-së. Jam mjaft krenar pas kësaj ndeshjeje të bukur. Nuk është pse kemi fituar, por për mënyrën se si kemi luajtur”, deklaroi fillimisht Al-Khelaifi.

    “Ishim duke humbur 0:2 dhe e përmbysëm rezultatin duke fituar 4:2. Është e vështirë kundër Manchester Cityt, një skuadër e madhe, kundër një trajneri të madh dhe lojtarëve të mëdhenj. Do ta thosha këtë edhe nëse do të humbnim”, përfundoi presidenti i PSG-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark