Al-Nusra merr përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Al-Nusra merr përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus

    Insajderi
    21 December 2016 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni i armatosur, i cili përfshin grupin ekstremist Jabhat Fateh Al-Sham (i njohur si Jabhat al-Nusra) ka marrë përgjegjësinë e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.

    Deklarata e përgjegjësisë u publikua në një gazetë në Ankara, ku thuhet se grupi ekstremist e ka pranuar vrasjen e ambasadorit rus, shkruan agjencia e lajmeve TASS.

    Ambasadori rus, Andrey Karlov, u vra në një ceremoni hapëse të një ekspozite në Ankara të hënën.

    Tre shtetas turq janë lënduar, por pas vrasjes, u vra edhe sulmuesi i cili ishte ish-pjesëtar i forcave policore në Turqi, 22 vjeç.

    Ministri i Jashtëm rus ka thënë se vrasja e ambasadorit rus në Turqi është akt terrorist.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark