Al Pacino dhe De Niro ribashkohen për të kujtuar Godfather - Insajderi
×
Kulturë

Al Pacino dhe De Niro ribashkohen për të kujtuar Godfather

Insajderi
30 April 2017 - 14:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të pranishëm ishin regjisori Francis Ford Coppola, aktorët legjendarë Robert De Niro dhe Al Pacino, dhe artistë të tjerë si Robert Duvall, Diane Keaton dhe Talia Shire që diskutuan tregimin e komplikuar të filmit në një panel të udhëhequr nga Taylor Hackford.

Kasti i filmave Godfather I dhe II u ribashkua në festivalin e filmit në Tribekë të shtunën mbrëma dhe kujtuan bërjen e këtij filmi në natën përmbyllëse të këtij festivali.

Ndër të tjera, regjisori Coppola foli edhe për arsyen pse ia kishte dhënë Pacinos rolin e Michael Corleones.

Ai tha se e kishte takuar Pacinon në San Francisko dhe ishte obsesionuar që ta marrë në film, shkruan KultPlus.

“Po e pe njëherë dikë në atë rol, e ke zor që ta heqësh nga koka”.

Megjithatë, ndonëse kishte pasur përkrahjen e regjisorit, Al Pacino ishte dashur të testohej në mënyrë konstante që ta fitojë përfundimisht këtë rol.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark