Alarm në Izrael, shtria detekton raketa të lëshuara nga Irani- ka një urdhër për banorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alarm në Izrael, shtria detekton raketa të lëshuara nga Irani- ka një urdhër për banorët

    Insajderi
    15 June 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria e Izraelit ka zbuluar më shumë raketa të lëshuara nga Irani të dielën, duke paralajmëruar qytetarët në të gjithë vendin që të qëndrojnë pranë strehimoreve, raporton CNN.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se sistemet mbrojtëse janë duke vepruar për ta ndalur kërcënimin.

    “Komanda e Frontit të Brendshëm ka urdhëruar tani banorët në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura. Lëvizja në hapësirat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen”, thuhet në një deklaratë të IDF-së.

    Një ekip i CNN-it në Tel Aviv raportoi se sirenat janë dëgjuar në qytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark