Alarm në Kanionin e Mirushës: Dyshohet për një të lënduar, nis operacioni i kërkim-shpëtimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm në Kanionin e Mirushës: Dyshohet për një të lënduar, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

    Insajderi
    20 July 2025 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit i Malësisë së Kosovës (ShKShMK) ka nisur një operacion emergjent në Kanionin e Mirushës, pas marrjes së një thirrjeje për ndihmë.

    Sipas njoftimit të publikuar nga ShKShMK, dyshohet se një qytetar është lënduar, ndërsa ekipet e shpëtimit janë tashmë në vendngjarje.

    “Pas pranimit të thirrjes urgjente në qendrën e thirrjeve, shpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës. Sipas informacioneve të para kemi të bëjmë me një lëndim të një qytetari. Ekipet tona janë në vendngjarje. Në vazhdim do të njoftoheni me detajet e zhvillimit të operacionit”, thuhet në komunikatë.

    Për më shumë detaje pritet të jepen informacione shtesë nga autoritetet përkatëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark