Alarm në qiell, udhëtari tenton të hap derën e aeroplanit - avioni bën ulje të detyruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alarm në qiell, udhëtari tenton të hap derën e aeroplanit – avioni bën ulje të detyruar

    Insajderi
    26 May 2025 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I nisur nga Tokio drejt Teksasit, një fluturim i kompanisë japoneze All Nippon Airways (ANA) është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Seattle, pasi një pasagjer tentoi të hapte një nga dyert e emergjencës në mes të fluturimit.

    Ngjarja ndodhi kur fluturimi ANA 114 devijoi kursin vetëm disa orë pas nisjes për shkak të, siç u përshkrua nga kompania, “sjelljes së padisiplinuar të një pasagjeri”.

    Sipas autoriteteve lokale, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndodhej në një gjendje krize mjekësore dhe u ndalua menjëherë nga pasagjerët dhe ekuipazhi.

    Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma, ai u transportua në spital. Nuk dihet ende nëse do të ngrihen akuza ndaj tij. Ndërkohë, një pasagjer i dytë u përjashtua nga fluturimi për sjellje të papërshtatshme, shkruan BBC.

    Avioni arriti në destinacionin final, Houston, me rreth katër orë vonesë. ANA ka vlerësuar reagimin e shpejtë të ekuipazhit dhe autoriteteve amerikane, duke theksuar se siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor i kompanisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark