Disa shkolla në Serbi janë alarmuar për bomba të vendosura.
Ministria e Brendshme serbe i ka thënë “Tanjugut” se po kryejnë kontrolle për të zbuluar nëse raportimet janë të rreme, përcjell Insajderi.
Ndërkohë nxënësit janë evakuuar nga shkollat.
Që nga rasti i fundit ku një nxënës vrau shokët e tij në shkollë, Serbia nuk po gjen qetësi. Raportimet për dhunë në shkolla dhe alarmet për bomba të rrejshme nuk po ndalen. /Insajderi