Një alarm për një mjet të dyshimtë që dyshohet të jetë një bombë, është dhënë për Policinë e Kosovës, e cila me tu njoftuar është nisur drejt vendit të ngjarjes, raporton Insajderi.
Burimet brenda Policisë, njoftojnë për Insajderin, se tashmë Policia e Kosovës është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Vendi ku dyshohet se është mjeti i dyshimtë shpërthyes është tek vendi i quajtur “Te Qeshmja” në Matiqan.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së, ka konfirmuar se ka marrë një informacion “për një mjet të dyshuar” në Matiqan, dhe se kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin./Insajderi.com