Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pasi që dyshohet për bombë.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe rektori i UP-së, Naser Sahiti i cili tha se kishte marrë informacionin pasi ishte larguar nga ajo pjesë.
“Po është e vërtetë, pasi jam larguar nga rektorati kam marrë informacionin se policia e kanë rrethuar objektin”, tha Sahiti për Insajderin.
I pyetur se a ekzistojnë dyshimet tek dikush rreth këtij veprimi, Sahiti tha se nuk ka ndodhur ndonjë zhvillim së fundi andaj nuk ka edhe dyshime në dikë.
“Momentalisht nuk kemi dyshime në dikë, pasi në rektorat nuk ka ndodhur ndonjë zhvillim që mund të jetë indikator i këtij veprimi”, përfundoi Sahiti.