Alarm për mjet të dyshuar shpërthyes te rruga B, Policia jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm për mjet të dyshuar shpërthyes te rruga B, Policia jep detaje

    Insajderi
    01 February 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dalë në Rrugën B në Prishtinë pas raportimeve për një mjet të dyshuar.

    Njësitet përkatëse kanë kryer kontrollet, mirëpo, në cantë nuk ka pasur ndonjë mjet shpërthyes.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark