Alarm për SHBA dhe Britaninë, dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi 3 bazat amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alarm për SHBA dhe Britaninë, dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi 3 bazat amerikane

    Insajderi
    26 November 2024 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drone të paidentifikuar janë parë mbi tre baza të Forcave Ajrore të SHBA (USAF) në Angli gjatë gjashtë ditëve të fundit. Fluturimi i dronëve mbi bazat amerikane është regjistruar në periudhën 20-26 nëntor.

    Lajmin e konfirmoi sot një zëdhënës i Forcave Ajrore të SHBA, i cili iu përgjigj me një mesazh dërguar në e-mail pyetjeve të Reuters.

    “Aeroplanë të vegjël pa pilot u vunë re pranë dhe mbi bazat ajrore Lakenheath, Mildenhall dhe Feltwell nga 20 deri më 26 nëntor”, tha zëdhënësi.

    Dy nga bazat janë në Suffolk dhe e treta në Norfolk, dhe SHBA-ve i janë dhënë për menaxhim nga Britania.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë tha se autoritetet po i marrin “kërcënimet seriozisht dhe kanë marrë masa të forta” në objektet ushtarake.

    “Ne po mbështesim përgjigjen e Forcave Ajrore të SHBA”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark